Categories
Lajme FRI

3DPL, gjuha bazë e programimit për fillestarët e lojërave 3D (Video)

Të mësosh se si të programosh në 3D duket punë tepër e vështirë dhe për të hedhur hapat e para në këtë fushë, ata mendojnë të zhvillojnë një lojë 3D duhet të njihen me mënyrën se si ndërveprojnë objektet me njëri-tjetrin.
Kjo është aftësia bazë që duhet ta ketë secili programues që planifikon të ndërtojë lojëra 3D.
3DPL është pikërisht një lojë e krijuar vetëm për këtë gjë. Edhe pse ende në fazat e para të zhvillimit, që do të thotë se do të duhet pak kohë derisa të kompletohet dhe t’i ketë të gjitha karakteristikat thelbësore, është një nga gjuhët më të mira me të cilat mund të fillohet puna.
Duke ndjekur tutorialet, mund të filloni të krijoni objekte 3D, t’i lëvizni përmes komandave nga tastiera, t’i shihni si ndërveprojnë në hapësirë edhe me objektet e tjera.
Për të krijuar një ide më të qartë, shihni videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version