Një gjest i rallë nga një voglushja 4-vjeçare Kenza Baftijari nga Shkupi, e cila në prag të festës së Kurban Bajramit, të gjitha të hollat që kishte grumubulluar gjatë kësaj periudhe nga familjarët dhe njerëzit tjerë, ia ka donuar vogëlusheje jetime në shoqatën humanitare “Kalliri i Mirësisë”!
Nga kjo shoqatë informojnë se Kenza tashmë është regjistruar si donatorja më e re në këtë shoqatë, e cila që në fëmijërinë e saj, i është mbjell dashuria dhe kujdesi për jetimët.Po ashtu thuhet në komunikatën e “Kallirit të Mirësisë”, prekëse ka qenë edhe mesazhi i 4-vjeçares drejtuar jetimes së vogël: “Eja dhe bëhu motra ime”.
“Falenderojmë Kenzën për këtë gjest human, me çrast gëzoi një vogëlushe jetime në prag të festës së Kurban Bajramit, njëherësh shembull për shumë njerëz që e kanë haruar këtë sferë të shoqërisë”, thuhet në falënderimin e SH.H “Kalliri i Mirësisë”.
EDITOR
11 years ago
previous article
A është i vërtetë hadithi se ditën e parë të Dhul Hixhes, i është falur gabimi Ademit a.s.?
next article
Ndërrimi i mbulesës së Qabes (Video)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago