Do të duket si histori shumë e dhimbshme, por është e vërtetë. Sun Yue Bin është vetëm 4 vjeçe.

Ajo jeton në një shtëpi të sanuar dhe në kushte jashtëzakonisht të këqija së bashku me dy prindërit e saj.
Me vendbanim në një pjesë malore të Kinës, atje ku temperaturat në stinën e dimrit arrijnë deri në -17 gradë, Sun Yue Bin e veshur me pantallona të trasha, gatuan, lanë, pastron dhe kujdeset vazhdimisht për prindërit e saj të cilët janë të paralizuar dhe të shtrirë në shtrat.
Dora e saj e vogël përzien miellin, bën brumin e bukës, ndez koftorin me qymyr, dhe një sakrificë të madhe për të jetuar ajo bashkë me prindërit. E ndërsa ata të shtrirë në shtrat dhe të mërzitur për fatin e të voglës, kanë treguar se ajo shpesh bën një rrugë të largët që t’ju sjell atyre ushqim.