“Unë jam e mërzitur,” më tha vajza 5 vjeçe.Ngase koha eshte e vranët dhe nuk po mundem të luaj jasht. Dhe në vend se t’ia leshoja TV ose kompjuterin,gjëra prej të cilave nuk iu zhvillohet imagjinata,mendova disa aktivitete të cilat fëmijët përpos që i vënë në lëvizje i bëjnë edhe më kreative.
Aktivitetet brenda shtëpisë nuk kërkojnë shumë hapa dhe nuk janë shumë të kushtueshëm. Këtu janë pesë aktivitete që i kemi praktikuar me fëmijët tanë,të cilët janë në rritje e sipër.
Shkrimi i letrave
Shkruaj letra për të afërmit, miqtë, madje edhe për njëri-tjetrin. Le ta bëjnë shprehi fëmijët tanë shkrimin e bukur dhe këmbimin e letrave në raste festash.Zbukurimi i letrës(kartolinës) dhe shkrimi ia zhvillojnë atij imagjinaten…Por mos të harrojme edhe vendosjen e pullës postale ,vulosja e zarfit, por edhe shkuarjen deri në postë të cilat janë aktivitete të dobishme.
Shkrimi i tregimeve
Gjyshja dhe gjyshi i dojnë tregimet. Pra, ata fillojnë tregimin, fëmija tjetër vazhdon tregimin, dhe kështu me radhë, deri sa ata të mbarojnë. Tregime të tilla përfshijnë të gjithë familjen Mund të marrim p.sh. një histori të pejngamberit a.s.dhe fillon i pari dhe vazhdojnë derisa të përfundon historia . Nëse ndonjëri gabon vazhdon tjetri.
Këtë mund ta praktikojmë edhe me anë të fotove të printuara ,të ngjitura në letër të bardh, dhe duke u lexuar tregimi në bazë të fotove por edhe të shkruhet .
Art
Të provojmë diç më ndryshe se çdo here tjetër,ngjyrosje ,vizatim etj. Le të provon fëmiu juaj të ngjyrosë me gishta ,le ti ngjyros duart dhe ti vendos ato në letër etj .Ta shohim se çfarë po krijon ai vetë.
Kuti e ngjyrosur
Ju nevojiten kuti të vogla( p.sh.kuti të këpucëve), ngjitës, letër me ngjyra , gërshërë, laps, vizatime dhe piktura të ndryshme por edhe ngjyra me brushë. Le të jetë idea e fëmiut tuaj se si ai e rregullon kutinë.
Gatim ose pjekje
Fëmijët duan të krijojnë në kuzhinë. Le të ndihmojnë për ta bërë darkën ose të pjekin ndonjë ëmbëlsirë Sa më pare që fëmijët tanë të tregojnë një interes në kuzhinë, duhet t’iu mësojmë atyre pregatitjen e ushqimit. Me këtë tek ata do ta zhvilloni ndjenjën e përgjegjësisë./mesazhi/
Categories