Categories
Të tjera

5 qytetet më me shumë ngjyra në botë

Nga bluja njëngjyrëshe e Spanjës te përzierja harmonike e ngjyrave në Buenos Aires, më poshtë po ju tregojmë pesë qytetet me panoramën më shumëngjyrëshe në botë.
Júzcar në Spanjë

Qyteti i Júzcarit i ngjason Andaluzisë të bardhë, veçse ky i fundit është blu dhe duket pothuajse një qytet imagjinar. Pamja e këtij qyteti u miratua kur drejtuesit e Hollivudit u këshilluan me banorët e zonës për lyerjen e shtëpive të tyre me blu, në funksion të skenave të filmit “Smurfs”. Të joshur nga ideja që në qytetin e tyre mund të zhvillohej turizmi 220 qytetarë pranuan për ta mbajtur atë blu.
Streha e kaltër në Marok

Chefchaouen, është një qytet i lartë në malet Rif në Marok, i njohur për labirintet e tij të kaltra. Zona ka qenë një herë strehë për çifutët spanjollë që i shpëtonin inkuizicionit në shekullin e 16-të. Ndërsa shumica kanë emigruar tani drejt Izraelit, rrugicat e qytetit mbetet si trashëgimi e tyre.
Curaçao në detin e Karaibeve

Holandezët u vendosën në ishullin Curaçao të Karaibeve në shekullin e 19-të, dhe qyteti reflekton arkitekturën e kolonizuesit të tij. Pamja e këtij qyteti u vendos me anë të një dekreti zyrtar që i detyronte qytetarët ta ngjyrosnin qytetin.
Puerto Riko

Vështirë të gjesh dy nuance të përsëriten në lagjen simpatike të “shtatë blloqeve” në Puerto Riko, e njohur për arkitekturën e saj të vjetër evropiane. Prapa fasadave të gjalla plot ngjyra fshihen disa bare dhe restorante të mirë.
La Boka, Argjentinë

Duket sikur një paletë e plotë ngjyrash të shfaqet në rrethin e La Bokas . E vendosur në këmbët e lumit Riakuelo, lagjja Buenos Airos është ndërtuar me materiale skrapi nga kantieret e afërta detare, ide të cilës iu bashkuan qytetarët të zonës.
/Start/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version