Problemet me sigurinë na dalin shpesh përpara – që nga vjedhja e adresave të emailit e deri tek aplikacionet që na publikojnë të dhënat personale. Famirësisht, ka disa mënyra për ta mbrojtur veten.
Nëse nuk i ndiqni shpesh lajmet e fundit mbi sigurinë online, tek të cilat raportohet shpesh se çfarë problemesh sigurie po ndodhin në botë nëpër platforma të ndryshme, atëhere jeni edhe më të rrezikuar. Të gjithë jemi vulnerabël ndaj hakerave, por ka disa mënyra përmes së cilave mund ta reduktojmë këtë dobësi.
UpnP, ende probleme sigurie” data-mce-href=”http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/02/Online-1.jpg”>
UPnP (Universal Plug and Play), një komponent që synon t’i bëjë pajisjet si routera, printera apo media players lehtësisht të gjetshme në një rrjet, është akuzuar herë pas here për probleme me sigurinë.
Sipas një studimi të fundit, 40-80 milion e pajisjeve të lidhura me rrjet, u përgjigjeshin kërkesave zbuluese nga interneti, duke u dhëne akses hakerave në webkamera, printera, fjalëkalime etj. Mënyra më e mirë për ta parandaluar është të çaktivizoni UpnP. Nëse doni të kontrolloni harduerët, Rapid7 ka krijuar një mjet që skanon pajisjet ne rrjetin tuaj.
Në lidhje me rrezikun që paraqet, kjo ceshtje është me e lehta per tu rregulluar dhe duket që nuk prek shumë njerëz. Të tjerat sjellin shumë më tepër shqetësime.
Fjalëkalimet WEP/WPA të routerit janë të lehta për t’u gjetur
” data-mce-href=”http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/02/Online-2.jpg”>Ka mundësi që routeri juaj përdor ose një fjalëkalim WPA (Wi-Fi Protected Access) ose një WEP (Wired Equivalent Privacy).
Të dyja këto janë shumë të lehta për t’u gjetur. Për t’i evituar këto probleme, mund ta mbyllni WPS-në(Wi-fi Protected Setup) – e cila ka një dobësi lidhur me sigurinë në routera të caktuar – ose mund të instaloni DD-WRT ose Tomato.
DD-WRT vendos një shtesë të mirë sigurie në rrjetin tuaj.
Navigimi me mungesën e HTTPS ju bën vulnerabël ndaj përgjuesve
Protokolli HTTP Secure është ndërtuar për të siguruar të dhënat e rëndësishme që dërgoni online. Këtu përfshhen të dhëna lidhur me bankën, kartat e kreditit, rrjetet sociale etj. ” data-mce-href=”http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/02/online-3.jpg”>
Për rrjetin tuaj në shtëpi, mund të instaloni shtesa në shfletuesin tuaj për t’u siguruar që përdorni gjithmonë HTTPS. Pa përdorimin e saj, të dhënat tuaja kanë më tepër shanse për të rënë në duart e përsonave të paautorizuar, nëse gjendet një dobësi në sistem.
Jashtëzakonisht e dobishme është të përdoret HTTPS në rrjetet publike, si për shembull në aeroporte, librari, lokale etj, pasi në to ka shumë shanse që dikush të jetë duke përgjuar. Zgjidhja më e mirë në këtë rast është një VPN (virtual private network).
Të gjitha aplikacionet, softwerët apo webfaqet që vizitoni mund të përhapin aksedentalisht të dhënat tuaja
Herë pas here dëgjojmë që një haker gjeti një dobësi të sistemit duke aksesuar fjalëkalimet ” data-mce-href=”http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/02/online-4.jpg”>e përdoruesve, të dhënat e tyre personale dhe duke i publikuar ato në internet.
Ka ndodhur me Java-n apo me shërbime të tjera përfshi Mega, Google Wallet, Apple, Skype, Path, Zappos, LinkedIn, dhe Facebook.
Fillimisht duhet t’i mbani të përditësuara të gjithë softuerët tuaj. Atje ku është e mundur sigurohuni që përdorni autentikimin me dy hapa.
Fjalëkalimet e vështira nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për t’ju mbrojtur ndaj gjithçkaje
Hakerat zakonisht përfitojnë nga dobësi teknike të sistemeve apo shërbimeve dhe në këtë rast edhe fjalëkalimi më i vështirë nuk do t’ju bënte punë. Ajo që ka rëndësi është të keni ” data-mce-href=”http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/02/online-5.jpg”>fjalëkalime të ndryshme për llogaritë më të rëndësishme.
Të paktën në këtë mënyrë evitoni situatat kur dikush mund t’ju ketë marrë fjalëkalimin e një shërbimi të caktuar por nuk mund ta përdorë atë për shërbime të tjera.
Mos harroni të vëzhgoni dhe monitoroni vazhdimisht llogaritë tuaja. (PCWorld Albanian)
EDITOR
12 years ago
previous article
Gjasat për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Maqedoni
next article
Kur portieri shënon gol!
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
6 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
6 hours ago