Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për të ndarë 50 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të cilët janë me aftësi të kufizuara.
Kandidatët potencial duhet ti plotësojnë disa nga kushtet që i ka parashikuar komisioni i MASH-it.
‘Të drejtë konkurimi kanë të gjithë nxënësit që mësojnë nëpër shkollat e mesme të vendit dhe që plotësojnë këto kushte; të jenë nxënës të rregullt të vitit të parë ndërsa gjatë arsimit fillor kanë pasur notë mesatare së paku 3.00; të jenë nxënës të vitit të dytë, tretë apo katërt dhe gjatë arsimit të mesëm kanë pasur sukses së paku 3.00; të posedojnë vërtetim për pengesat intelektuale ose në që i kanë në zhvillimin e tyre fizik a psikik, të mos jenë shfrytësues bursash nga institucione apo organizata tjera, të jenë shtetas të RM-së’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion në MASH.
Kandidatët të cilët duan të konkurojnë nevojitet që më së voni deri më datën 13.11.2013, çdo ditë pune nga ora 9 deri më orën 15 ti dërgojnë dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkëncës.
Më shumë informacione të marrin në stipendii.mon.gov.mk
Rezultatet e kandidatëve fitues do të shpallen më 29 nëntor 2013./Portalb
EDITOR
11 years ago
previous article
Cameron: Londra të bëhet kryqendër e financave islamike
next article
Vatikani: Kosova, djepi i Kishës Ortodokse serbe
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago