Pas fillimit të aplikimit të arsimit fetar islam në NRW, tash u pajisën me leje zyrtare të mësimdhënies së lëndës islame edhe mësuesit e parë.
Të hënën me 04.03.2013 në Duisburg pranë xhamisë qendrore 60 mësimdhënësve të parë në prani të ministres së arsimit Sylvia Löhrmann iu ndanë lejet e mësimdhënies (IXHAZA).
Pasi që këtë vit shkollor filloi aplikimi i lëndës islame nëpër shkolla fillore u deshtë të punojnë mësuesit me një licencë të përkohshme në mënyrë që të jetësohet edukimi fetar i nxënësve musliman nëpër shkolla fillore. Landi i NRW-së në vitin akademik 2012/13 filloi në 33 shkolla fillore mësimin e lëndës fetare islame.
Për arsye se feja islame në Gjermani akoma nuk është e pranuar në rang zyrtar si feja krishtere, shteti, përkatësisht ministria e arsimit themeloi një bord këshillues për të vepruar përkohësisht deri në vitin 2019.
IRU-Beirat, komisioni i bordit këshillues përbëhet nga tetë anëtarë nga ekspertë të teologjisë islame, ky bord i cili jep lejet e mësimdhënies së lëndës islame e njëherit që është i ngarkuar për të aftësuar mësuesit e ardhshëm dhe i cili është poashtu i ngarkuar edhe të përpilpoj planprogramet dhe të zgjedhë tekstet shkollore përbëhet nga katër përfaqësues të organizatave më të mëdha islame në Gjermani dhe nga katër përfaqësues të ministris së arsimit.
Në fjalën e rastit ministreja e arsimit Sylvia Löhrmann theksoi së në NRW 320 000 nxënës muslimanë presin për të filluar edukimin e tyre fetar, ajo potencoi se me fillimin e vitit të ri akademik 2013/14 kjo lëndë duhet të aplikohet edhe në ciklin e dytë, nga klasa e pestë deri në klasën e dhjetë.
Në fjalën e rastit kryetari i bordit Mehmet Soyhun u përqëndrua në vitin 2011 kur u nxorr baza ligjore për mësimin fetar islam në NRW. Për muslimanët kjo ditë historike nënkupton ndjenjën e unitetit dhe barazisë tha ndër të tjera kryetari i bordit këshillues, më tutje ai potencoi se frika dhe paragjykimet në shkolla mund të reduktohen.
Ky vendim i qeveris gjermane u përshëndet nga muslimanët që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Me këtë akt pushteti gjerman dëshmon në vepër se i lejon dhe avancon të drejtat dhe liritë fetare, andaj dhe gëzon respekt të sinqert nga muslimanët.
Të theksojmë se në turin e parë të ndarjes së lejeve për mësimdhënie u pajisën edhe dy shqiptarë: z. Behije Ademi nga Kërçova arsimtare në Dortmund dhe z. Amir Xheladini nga Tetova imam i xhamisë shqiptare në Leverkusen. Amir Xheladini (ndricimi-islam.com)
Categories