Categories
Të tjera

Si të luftoni stresin para provimeve

Këshillat për të shmangur stresin në këtë sezon provimesh janë mjaft të dobishme për pothuajse çdo student, apo jo! Ndaj ne po ju sjellim ato më kryesoret…Ndiqini!
Strategji të dobishme
Sezoni i provimeve për studentët ka kohë që ka filluar dhe bashkë me të edhe stresi, i cili padyshim është i dëmshëm dhe prishës i planeve për të dalë me nota të mira. Ai ndikon drejtpërdrejt në kujtesën tonë, kështu që ju duhet ta luftoni atë. Por si? Në radhë të parë, duhet të mendoni pozitivisht, të jeni të qetë dhe të mësoni çdo ditë me karar. Sigurisht që pjesën më të madhe duhet t’ia kushtoni studimeve për provimet, por mos harroni mbi të gjitha të flini dhe të ushqeheni mirë. Një shëtitje nuk do të ishte keq, por mos pini kafe. Ajo nuk këshillohet. Gjatë sezonit të provimeve është e rëndësishme të konsumohen fruta dhe perime, pasi ndikojnë në uljen e ankthit dhe stresit. Dietës kundër stresit nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, frutat e ëmbla dhe të zhytura në mjaltë. Në vijim ne po ju paraqesim pesë këshillat më të rëndësishme të cilat duhet t’i ndiqni nëse doni që të largoni stresin e provimeve, e të dilni me rezultate të shkëlqyera! Suksese!
Flini të paktën 7 orë
Kjo nuk është një shaka: duhet ta shmangni të flini pak orë apo të vendosni orën e zgjimit herët në mëngjes! Ju do të zgjoheni në orën e duhur, besojeni. Nëse nuk do ta bëni këtë gjë, do të flini ndonjë orë më vonë mbi libër. Kështu që llogaritni 6-7 orë gjumë, në mënyrë që të gëzoni zgjimin optimal dhe të shmangni rrudhat në fytyrë.
Ushqeni edhe stomakun, jo vetëm trurin
Ushqehuni, nëse nuk doni të vdisni përpara provimeve ose të studioni me murmurimat e stomakut.
Nëse e pini duhanin, bëni një “udhërrëfyes” me cigare
Jo, askush nuk jua vjedh cigaret gjatë sezonit të provimeve. Jeni ju që i pini më shumë ato. Mundohuni ta kufizoni veten dhe mjaftohuni me pak. Shëndeti dhe portofoli juaj do t’ju falënderojnë dhe do të fitojnë. Ose, më mirë do të ishte të mos e pinit më duhanin.
Shmangni studimin intensiv
Mos studioni 22 orë në 24, do të rrezikoni që të mos kuptoni asgjë nga ajo që lexoni. Duhet të keni parasysh që të pushoni.
 
http://gazeta-shqip.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version