Categories
Lajme FRI

7 Prill Dita Botërore e Shëndetësisë – Ja mesazhi OBSH-se per 2014-ën

Kafshimi është i vogël, por rrëziku i  madh
Mushkonjat, mizat, rriqërat dhe insektet mund të jenë rrezik për shëndetin tuaj, – të familjes suaj – në shtëpi ose gjatë udhëtimit.  Ky është mesazhi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për 7 Prill-in Ditën Botërore të Shëndetesisë. Kjo video e shkurtë tregon masat që duhet ndermarrim për të mbrojtur veten tone. Vektorët janë organizma të vegjël, (mushkonjat, mizat , këpushat) që bartin sëmundje serioze. Vetëm me 1 kafshim ata mund të transmetojnë sëmundje të tilla si: malarien , leishmaniozën, ethet e verdha, ethet tropikale, semundjen Lymes, encefalitin japonez.  Çdo vit sëmundjet e përhapura nga vektoret vrasin një milion njerëz dhe më shumë se gjysma e popullsisë së botës është në rrezik. Merrni masa të thjeshtë për të mbrojtur veten dhe familjen tuaj:

  1. Vaksinohuni kundër etheve të verdha dhe encefalitit japonez
  2. Pranë dritares vendosni rrjetë
  3. Përdorni insekticide
  4. Flini ne vende ku nuk mund te depërtojne insektet
  5. Largohi nga uji i pa paster, nga vendet ku shumohen mushkonjat siç jane kontinieret e vjetër, vazot e luleve, dhe gomat e perdorura-vjetëruara


Përktheu dhe përshtati: Shoqata për edukim dhe kulturë shëndetësore ProVITA
 
 

Exit mobile version