Categories
Lajme

8 vjet program festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”

Një nga programet kulminante ka qenë ai i realizuar në vitin 2009, me pjesëmarrjen e orkestrës filarmonike të Akademisë së Arteve të drejtuar nga dirigjenti italian Vitto Clemente, korin e bashkuar të Tiranës të drejtuar nga Suzana Turku dhe nën orkestrimin e kompozitorit Pëllumb Vorpsi, si dhe programi vjetshëm me pjesëmarrjen e artistin britanik me famë botërore Sami Yusuf i cili tejmbushi sallën e Pallatit të Kongreseve.
Për të përkujtuar e festuar me respekt e nderim ditëlindjen e Profetit Muhamed (a.s.), Komuniteti Mysliman për të tetin vit radhazi organizon një program të pasur artistiko-fetar. Në vijim e thellim të traditave të bukura, KMSH realizon këtë herë, programin e tetë me titull “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”, si shprehje e rrallë dhe e veçantë e artit islam dhe e ndjenjave të pastra e të larta të popullit besimtar, në nderim e vlerësim të figurës profetike.
Si lindi ideja
2007
Si u mundësua realizimi i këtij projekti ambicioz? Kush investoi financiarisht, me punë krijuese, mund e sakrifica? Përgjigja është e thjeshtë: vullneti dhe ndihma e Zotit, pastaj pritja dashamirëse dhe bashkëpunimi i të gjithëve së bashku.
Para tetë vitesh, në një takim të zakonshëm të drejtuesve të institucionit me intelektualë e artistë, u hodh ideja për të parë mundësinë e realizimit të një programi festiv në kuadër të ditëlindjes të së fundmit të Profetëve. Në këtë takim u konstatua se ekzistonin premisat, që ky program të bëhej madhështor e me cilësi dhe sigurisht të kishte një shtrirje të gjerë.
Por kalvari i kësaj nisme ishte i gjatë. Duhej të sigurohej pjesëmarrja e këngëtarëve dhe artistëve me emër. Problem ishte se mungonin materialet, qofshin ato të natyrës muzikore apo letrare, por mbi të gjitha ana materiale për të përballuar financiarisht realizimin e këtij projekti ambicioz.
Përkrahja e kësaj ideje financiarisht nga Fondacioni “Sema”, nxiti e angazhoi nismëtarët e etur për veprimtari të tilla dobiprurëse për Islamin dhe vetë besimtarët. Kështu, në pak kohë u zhvilluan biseda dhe u mor kontakt me këngëtarë, artistë, etj. Si rezultat i kësaj pune u arrit në përfundimin pozitiv.
Me gjithë peripecitë deri në këtë hap, gjendja ishte premtuese, por duhej një punë shumë e madhe për t’u finalizuar, për të shkrirë e bashkuar në një të vetme, një ansambël të madh brezash të ndryshëm. Por me përkushtim, kurajë, vullnet e punë këmbëngulëse, e mbi të gjitha me shpresën në ndihmën e Zotit, filloi puna për realizimin e këtij projekti me përmasa të jashtëzakonshme.
Organizimi

2009
Një mal me punë qëndronte mbi supet e organizatorëve, e ku jo pak pengesa e vështirësi duheshin kaluar. Për realizmin e tij u punua në dy sfera kryesore: Në sferën artistike, u bënë përgatitje, prova të veçanta e të bashkuara, përzgjedhja e ilahive, të cilat u lidhën harmonishëm me pjesët poetike, u caktuan interpretuesit, e kjo punë e kujdesshme me ndjenjë të plotë përkushtimi vazhdoi deri në provën e ditës së fundit.
Siç treguan më pas vetë organizatorët, çelësi i suksesit të këtij programi kish qenë uniteti dhe bashkëpunimi i të gjithëve.
Në sferën organizative, në kushtet kur ekzistonte një vakum i madh në organizimin e veprimtarive festive fetare, kulturore e artistike, ky program ishte një iniciativë e guximshme. Në të gjitha institucionet me të cilat lidhej veprimtaria, organizatorët i gjetën portat e hapura. Ndihma e tyre lehtësoi pa masë realizimin e objektivave për mbarëvajtjen e programit. I gjithë projekti do të mbetej në letër dhe pa e parë dritën e realizimit, po të mos ishte mbështetja bujare e fondacionit “SEMA”.
Shfaqja e parë në Pallatin e Kongreseve
Një skenë e konceptuar thjeshtë, por kuptimplotë, me drita e ndriçim të ëmbël, ngrohtë zemrat e besimtarëve pjesëmarrës. Programi përmbante këndim Kurani, pjesë të ndryshme të cilat u interpretuan me mjeshtëri dhe art, me zërin e bukur të këngëtarëve Myfarete Laze, Sidrit Bejleri, etj, artistëve të afirmuar si, Reshat Arbana, Ahmet Pasha. Të gjitha interpretimet u pritën me duartrokitje të ngrohta. Suksesi i këtij programi ishte edhe meritë e regjisorit Llesh Nikolla.
Mbyllja e programit sjell një tjetër atmosferë të mahnitshme. Sidrit Bejleri këndon ilahinë përmbyllëse, spektatori ngrihet në këmbë dhe shpërthen për minuta të tëra në duartrokitje të gjata e të fuqishme.
Tradita vazhdon…

2012

Vit pas viti programi përveç surprizave e të rejave të shumta, ka shtuar dhe listën e pjesëmarrjes me emra të rinj artistësh si: Sabahet Vishnja, Mehdi Zena, Mirush Kabashi, Gëzim Rudi, Fatos Sela, Ema Andrea, Ethem Haliti, Alban Kali, Dorina Garuci, si dhe plot talente të reja. Një punë të lavdërueshme e të vlerësuar në këtë drejtim kanë bërë kompozitori i parë i këtyre programeve Kujtim Alia dhe regjisori Agron Hoxha.
Një nga programet kulminante ka qenë ai i realizuar në vitin 2009, me pjesëmarrjen e orkestrës filarmonike të Akademisë së Arteve të drejtuar nga dirigjenti italian Vitto Clemente, korin e bashkuar të Tiranës të drejtuar nga Suzana Turku dhe nën orkestrimin e kompozitorit Pëllumb Vorpsi, si dhe programi vjetshëm me pjesëmarrjen e artistin britanik me famë botërore Sami Yusuf i cili tejmbushi sallën e Pallatit të Kongreseve.
Jemi në prag të programit të tetë dhe surprizat do të jenë të shumta.

/Drita Islame/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version