81 projekte nga 30 vende të ndryshme të botës kanë konkuruar në konkursin ndërkombëtar për projektin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë
Me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, myftiu i Kosovës Naim Tërnava, tha se porsa të përzgjidhet projekti më i mirë do të fillohet edhe me ndërtimin e xhamisë. Sipas tij, këto punime të ekspozuara kanë një arkitekturë të përzier nga vende të ndryshme gjë që lehtësojnë përzgjedhjen e projektit.
“Unë si Myfti i Republikës së Kosovës mund t’ju them që sot, për herë të parë, bashkë me ju, edhe unë i pashë këto projekte, pra pashë se ka një interesim mjaft të madh, pashë mbi 81 projekte nga mbi 30 vende të ndryshme të botës. Siç po shihet ka edhe një arkitekturë të përzier që vjen nga vende të ndryshme të botës, e që na bëjnë neve vërtetë të kemi mundësi që bashkërisht të bëjmë edhe përzgjedhjen e projektit më të mirë, dhe sa më shpejt që është e mundur të startojmë në ndërtimin e Xhamisë së Madhe apo Qendrore, e cila është pritur një kohë të gjatë. Që edhe besimtarët e kryeqendrës të kenë hapësirë më të madhe ku t’i kryejnë obligimet e tyre fetare. Ne duhet të jemi shembull, në rajon se si duhet të jetohet një besim përkrah tjetër dhe si duhet të respektojmë njëri tjetrin pavarësisht besimit”, tha Myftiu Tërnava.
Xhamia Qendrore do të ndërtohet afër ndërtesës kryesore të PTK-së në lagjen Ulpiana në Prishtinë, në parcelën që është ndarë nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.
EDITOR
12 years ago
previous article
A mund të mësohet roli i babait?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago