Pavarësisht kalimit nëpër dekada të stigmës, ndalimeve dhe shtypjes, 96 për qind e të anketuarve në shtatë vende muslimane shprehen se mbështesin bartjen e shamisë.
Rezultatet e një studimi për veshjen e femrave në shtatë shtete me shumicë muslimane kanë treguar se 96 % e të anketuarve pajtohen se femrat duhet të mbajnë shami.
Duke mbledhur opinionet e të anketuarve në Turqi, Tunis, Liban, Arabi Saudite, Egjipt, Irak dhe Pakistan, sondazhi i kryer nga Instituti për Kërkime Sociale i Universitetit në Michigan ka gjetur se vetëm 4 % e të anketuarve mendonin se femrat nuk duhet të mbajnë shami në kokë.
Sidoqoftë, rezultatet tregojnë se ka dallime në mendime në lidhje me mënyrën se si shamia duhet veshur, si dhe stilin e saj.
Në përgjithësi, 21.143 njerëz që jetojnë në këto vende iu përgjigjën pyetsorit, i cili u zhvillua në periudhën janar 2011 dhe qershor 2013. Mostra e burrave dhe e grave u nda 50-50, ndërsa 7 % e të anketuarve ishin jomuslimanë.
Përderisa Arabia Saudite, Iraku, Pakistani dhe Egjipti të gjitha kishin rezultate të ngjashme në lidhje me nëse ata besonin se gratë duhet të mbajnë shami ose jo, Libani me 49 % ka demonstruar më tepër preferencë që femrat të mos mbajnë shami.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se 31 % e të anketuarve nga Libani nuk ishin muslimanë. 15 % e egjiptianëve po ashtu kanë thënë se preferojnë që femrat të mos mbajnë shami, por po ashtu, 14 % e të anketuarve në Egjipt ishin jomuslimanë.
Turqia ishte i vetmi vend ku të anketuarit kanë qenë tërësisht muslimanë por ka demonstruar një qëndrim në mënyrë disproporcionale të lartë kundër shamisë, ku 32 për qind nga ata besonin se femrat nuk duhet të mbajnë shami.
Megjithatë, pas 90 vite të jetesës në një shtet sekularist, në të cilin ndalimi i bartjes së shamisë është hequr zyrtarisht vetëm para dy muajve, fakti që 68 për qind e të anketuarve turk mbështesin shaminë ishte një rezultat i mrekullueshëm./mesazhi/
admin
11 years ago
previous article
Kur do të ndërtohet Xhami në Kodrën e Diellit?
next article
10 klubet më të mira të 2013-ës
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago