Rreth 150 mijë shqiptarë nga disa treva të Maqedonisë dhe Kosovës u shpërngulën në Turqi nga viti 1953 deri në vitin 1959, ndërsa qendra tranzitore ishte Shkupi. Plani për depërtimin e tyre u hartua në Beograd nga pushteti i atëhershëm komunist.
Këto të dhëna i ka shpalosur nëndrejtori i Arkivit të Maqedonisë, Qerim Lita, i cili bashkë me historianin Skënder Hasani të premten promovuan librin me titull “50 Vjet nga Tërmeti i Shkupit”.
“Deri në vitin 1959, vetëm nga viset shqitpare veri-lindore janë shpërngulur 146.300 shqiptarë, numri më i madh i tyre ka qenë nga Shkupi. Me shpërnguljen e popullsisë shqiptare nga Shkupi, Tetova e Gostivari do të ndërpritej lidhshmëria mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe atyre të Kosovës dhe këto vise do të populloheshin me elementë sllavë nga Maqedonia lindore”, deklaroi Lita.
Në këtë libër, që i dedikohet zbrazjes së Shkupit nga shqiptarët, autorët me dokumente arkivore dhe fakte përshkuajnë përbërjen entike të këtij qyteti. Ata posedojnë një fejton që një gazetë serbe i kushtoi në vitin 1913 Shkupit, ku thuhej se rreth 70 për qind e popullsisë në këtë qytet ishin shqiptarë.
“Shkupi asnjëherë më parë nuk ishte dëmtuar sikur gjatë termetit të vitit 1963, se përveç që e pësoi në aspektin arkitektonik, ai e pësoi edhe në aspektin demografik dhe synimi ishte që të të asgjësohej qënia shqiptare në Shkup”, tha nga ana tjetër historiani Hasani.
Historianët shqiptarë thonë se faktet dhe dokumentet e publikuara në këtë libër mund t’u shërbejnë studiuesve të huaj për të kuptuar drejtë historinë e Shkupit dhe shqiptarëve të këtij qyteti. / Top Channel
EDITOR
11 years ago
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
20 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
20 hours ago