Ndërsa mungesa e rrymës dhe gazit vazhdon të gjymtojë Rripin e Gazës, një student ka zhvilluar një metodë zgjuar për të luftuar problemin.18 vjeçari Ibrahim Saad ka projektuar dhe ndërtuar pajisje në punëtorinë e tij në shtëpi, që konverton gazin e hidrogjenit, duke përdorur ujë dhe kimikate, në mënyrë që të krijoj kushtet për të punuar gjeneratori i energjisë elektrike. Duke përdorur burimet themelore për të prodhuar pajisje inovative, studenti i ri ka dalë me një zgjidhje për të trajtuar problemet e energjisë në Rripin e Gazës. Edhe pse nuk ka gjasa që ai do të jetë në gjendje për të prodhuar pajisje të tilla për një treg të gjerë, të paktën ai ka gjetur një mënyrë për t’u marrë me nevojat imediate të familjes së tij.
Rripi i Gazës është bllokuar që nga viti 2006, dhe trazirat e fundit në Egjipt kanë bërë që situata të përkeqësohet dhe kriza energjetike të keqësohet më tej. Pas grushtit të shtetit egjiptian, ka pasuar mbyllja e tuneleve të shumta mes Egjiptit dhe Gazës, duke parandaluar importin e gazit dhe karburantit në vendin e izoluar. Banorët e Gazës tani janë të detyruar të marrin importet e karburantit e tyre nga Izraeli, por me çmime shumë më të larta se që sillen në treg. Ndërsa situata vetëm sa po përkeqësohet, shpikje të tilla si e Ibrahim Saad po bëhen të shpeshta, pasi kjo është mënura e vetme për të vazhduar jetën e tyre të izoluar.
/mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Si ndodhi shpërngulja e shqiptarëve në Turqi?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago