Gjersa vëmendja e botës është fokusuar në armët kimike siriane, kriza humanitare vazhdon të zgjerohet në vend.
Një filmim nga kanali ITV zbulon kushtet e tmerrshme në të cilat punojnë spitalet lokale atje.
Barna të skaduara, uji i ndotur,puna nën frikën e snajperëve, salla të operacionit të infektuara dhe fëmijë të pafajshëm që vdesin nga mosushqimi në pamundësi për ti ndihmuar ata, janë vetëm disa nga vështirësitë që i kanë ata. /mesazhi/