Përditë dëgjojmë për markat më të famshme botërore të telefonisë celulare, të veshjeve dhe ushqimeve, por se cilat janë top markat më shtrenjta pak dimë.
Rëndësia e markës lidhet drejtpërdrejt me shitjet, pasi sa më popullore të jetë një markë e caktuar, aq më e preferuar është ajo në sytë e konsumatorit dhe rrjedhimisht aq më tepër shitje realizon.
Në vend të parë qëndron gjiganti teknologjik, “Apple”. Themeluar në prill 1976, i specializuar në industrinë e harduerit, softuerit dhe elektronikeve, “Apple” ka një vlerë marke prej 185 miliardë dollarë. Vendi i dytë ndiqet nga rivali (në disa aspekte), “Google”. Edhe pse jo shumë e vjetër, kompania e specializuar në fushën e internetit, softuerëve dhe pajisjeve të telekomunikacionit, ka një vlerë markë prej 113.7 miliardë dollarë. Top 3 mbyllet me “IBM”. Kompania 102 vjeçare që operon në fushën e harduerit, softuerit dhe shërbimeve IT, ka një vlerë marke prej 112.5 miliardë dollarë.
Lista vazhdon me “McDonald’s” dhe “Coca-Cola”, ndërsa në vend të gjashtë renditet gjiganti softuerik “Microsoft”. Themeluar në prill 1975 nga Bill Gates dhe Paul Allen. Vlera e markës së kësaj kompanie shkon në 69.8 miliardë dollarë.
“Malboro” renditet e shtata dhe “Visa” e teta, ndërsa vendi i nëntë rezervohet nga një tjetër kompani teknologjike. “China Mobile”, me një vlerë marke prej 55.4 miliardë dollarë, operon në tregun e telekomunikacionit. “General Electric” renditet në vend të dhjetë ndërsa operatori telefonik tepër popullor në SHBA, Verizon, renditet në vend të njëmbëdhjetë me një vlerë marke prej 53 miliardë dollarë.
“Wells Fargo” mban pozicionin e 12-të, ndërsa lista vazhdon me “Amazon”-ën, kompaninë e themeluar në vitin 1992, e specializuar në shitjet online, e cila ka një vlerë marke prej 45.7 miliardë dollarë. “UPS” dhe “ICBC” mbyllin renditjen e Top 15 markave më të vlefshme në botë.
/Start/