Sipas autoriteteve të Arabisë Saudite, numri i haxhilerëve që kanë mbërritur në Mbretëri për të kryer ritet e Haxhit këtë vit, është mbi një milionë, 14% më pak se viti i shkuar. Numri i haxhilerëve të këtij viti, do të jetë 20% më pak se i një viti më parë, për shkak të punimeve të zgjerimit të xhamisë së shenjtë të Qabes.
Nga ana e organizatorëve janë marrë të gjitha masat për të siguruar një Haxh sa më të qetë. Forcat e rendit, zjarrfikëset, spitalet dhe grupet e ndihmës janë në gatishmëri të plotë për tu shërbyer haxhilerëve të këtij viti.
Për të mbuluar nevojat e haxhilerëve për kurbane, kanë mbërritur në portin e Xhidas mbi dy milionë krerë bagëti të imta. /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
Iniciohet themelimi i myftinisë evropiane
next article
Sirianët falënderojnë Turqinë për mbështetjen
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago