Një dokument top sekret i cili ka rrjedhur në duart e gazetarëve rrëfen planet e ushtrisë egjiptiane për të mbrojtur grusht shtetin nga aktivistët anti-grusht shtetit. Rrjeti egjiptian i lajmeve Rassd thotë se dokumenti është marrë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave në Ministrinë e Mbrojtjes. Dokumenti përshkruan skenarin e mundshëm për të mbrojtur legjitimitetin e grusht shtetit duke eliminuar me vrasje aktivistët që kundërshtojnë ushtrinë. Dokumenti përshkruan edhe procedura ligjore për mediat, të cilat në rast se raportojnë ngjarjet reale do të përballen me sanksion dhe mbyllje.
Sipas rrjetit Rassd, propozimet për media përfshijnë “strategji të but ” për të gjitha ato media që kanë diskredituar rrëzimin e presidentit Muhamed Mursi.
Sipas dokumentit në fjalë, për të mbrojtur veprimet e dhunshme të ushtrisë janë angazhuar Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mediave, Ministria e Punëve të Jashtme, Agjencitë e zbulimit dhe Ministria e Informacionit.
Rrjeti Rassd më tej thotë se posedon edhe 20 dokumente të tjera të cilat do të botohen në të ardhmen e afërt. /mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Deri në vitin 2034 duhet të kthejmë borxhe
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago