Një studim i fundit rreth mbështetjes popullore në Turqi për anëtarësimin në BE, u zbulua se ambiciet e turqve në këtë drejtim kanë filluar të ftohen vit pas viti, sidomos pas zhvillimit ekonomik të vendit, me në krye partinë për Drejtësi dhe Zhvillim.
Studimi në fjalë u krye nga Tavak, vakëfi i studimeve shkencore dhe arsimore evro-turke. Kryetari i këtij vakëfi, profesori Faruk Shun, shprehet se zhvillimi ekonomik që ka përjetuar Turqia përgjatë dekadës së shkuar, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ftohjen e popullit turk ndaj procesit të anëtarësimit në BE.
Kundërshtimi i disa krerëve evropianë, me në krye kancelarin Merkel, për anëtarësimin me të drejta të plota në BE, ka ndikuar negativisht në dëshirën e turqve për anëtarësim. Një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë drejtim, është dhe përhapja e islamofobisë, racizmit dhe urrejtjes ndaj turqve në kontinentin plak.
Sipas Shun, BE tashmë nuk është alternativa e vetme e popullit turk, pasi vendi tashmë ka filluar të shohë me optimizëm edhe aleancat e tjera si Pesçja e Shangait etj… /ardhmeriaonline/
Zhvillimi ekonomik i Turqisë, ka bërë që anëtarësimi në BE të mos hyjë tek prioritetet e popullit turk
EDITOR
11 years ago
next article
Kur'ani për fëmijë në ngjyra të ylberit
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago