Pyetja: selam alejkum hoxh i nderuar, deshta te pyes jam e shpluar dhe falem. Nese dal me abdes ne rrug e shpluar, do te thote pa shami jo e zhveshur si shihen femrat e sotme, a me prishit abdesi te lutem hoxh i nderuar te me ndimosh?
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA:Esselamu alejkum. Motër e nderuar, së pari të përgëzoj që e fal namazin, dhe insha Allah i fal pesë kohët e namazit, ashtu siç na ka obliguar me këtë Allahu i Madhërishëm. Dije se duke e falur namazin, ti e bën një obligim ndaj Allahut, e kryen një veprim që Allahu i Madhërishëm na e ka bërë obligim, dhe e ka bërë rrugë shpëtimi për besimtarin që e fal me përkushtim dhe sinqeritet. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<<Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët (1) ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit(2)>>[El-Muëminun: 1-2] Poashtu, në një ajet tjetër, i Lartmadhërishmi ka theksuar se namazi është dëshmi e besimit, dhe ka thënë:<<E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur përmendet Allahu u rrënqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre (2) Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin (3)>>[El-Enfal: 2-3] Pra, emërues i përbashkët i shpëtimit dhe të qenit besimtarë i vërtetë është zbatimi i urdhërit të Allahut të Madhërishëm.
Për sa i përket abdesit, abdesi nuk të prishet nëse del pa mbulesë islame në rrugë, por insha Allah sa ma shpejtë mbulohesh, sepse besoj se e din se mbulesa është farz, gjegjësisht obligim që e ka bërë Allahu që na krijuar. E lus Allahun të të ndihmon ty dhe gjithë femrave muslimane ta zbatojnë këtë urdhër të Tij. Mirë e bën shumë që fal namaz dhe e bën këtë farz të Allahut, insha Allah e bën edhe këtë farzin tjetër, pra mbulesën. Ashtu siç ishte falja e namazit me përkushtim dëshmi e besimit, ashtu edhe zbatimi i farzit të mbulesës për femrën muslimane është tregues i përkushtimit dhe devotshmërisë. Sa për të të rikujtuar, Allahu i Madhërishëm ka thënë:<< O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues (59) >>[Kaptina El-Ahzabë: 59] Insha Allah, namazi bëhet dritë që ta ndriçon rrugën për zbatimin e detyrave tjera fetare. Ju keni një përparësi që falni namaz, dhe insha Allah kjo ju shpie edhe për në adhurime tjera.
Allahu na forcoftë në zbatimin e detyrave fetare.
EDITOR
11 years ago
previous article
Çka po ndodhë me Shkëndijën?!
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago