Një rregullore që lejon nëpunëset civile të mbajnë shami në institucionet publike hyri në fuqi të martën pas botimit në Gazetën Zyrtare.
Heqja e ndalimit të shamive të kokës ishte në mesin e një sërë reformash të futura përmes një pakoje të demokratizimit nga kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, e cila u bë më 30 shtator.
Sipas rregullores, ka disa përjashtime për shërbyeset civile. Ndalimi do të mbetet në fuqi për gjykatëset, prokuroret, policet dhe personelin ushtarak.
Nuk do të ketë ndalim shamie edhe për kandidatet gra me shami në zgjedhjet lokale, njoftoi kryeministri Erdogan.
Disa kritikë laik e përshkruajnë rregulloren e re si një “agjendë të fshehtë islamike”, por shumica e qytetarëve i shohin reformat e Erdoganit si një një veprim historik në një fazë e rëndësishme.
Paketa e demokratizimit njoftoi kohët e fundit edhe reformat të tilla si heqjen e betimit në shkollat fillore, si dhe ofrimin e arsimimit në gjuhën amtare në shkollat private. /mesazhi/