Aromë e mirë!
Nuk pata fatin të të prek, sepse ma ndalon përmbajtja e ligjit tënd.
Ti nuk shijohesh nga çfarëdo shqise, prandaj të gjitha shqisat të vërsulen.
Ti je ndër kryepersonazhët brenda jetës së botës.
Sepse bota e jetës është diç më shumë se film.
Në film regjisori e shkruan fundin, aktorët e dinë, por e luajnë.
Në realitet aktorët janë spontanë, prandaj më shumë se në film vuajnë.
*
Aromë e mirë!
Nuk pata fatin të të kem, sepse nuk ma lejon ligji i përmbajtjes sate.
Ty nuk të posedon çfarëdo pronari, meqë ty të mjafton vetvetja.
Ti je e aftë të dish se kur duhet të hysh në trupin e një luleje.
Dhe tregon se je kulmore me atë që e di se kur duhet të dilet.
*
Aromë e mirë!
Ti nuk flet për askënd, kurse për ty të gjithë flasin.
Për ty flasin edhe ata që ia kanë mbyllur veshët hundës.
Jehona jote mbërrin edhe te ata që ia kanë mbyllur hundët veshëve.
Ti je e mirë, sepse je vetvetja. Çdo vetvete është e mirë në trajtën e vet.
Ata që nuk të njohin, të shajnë. Ata që të njohin pak, të hanë.
Ata që të përbuzin, të lajnë. E të mbajnë veç ata që të njohin.
*
Arsim Jonuzi, 10.10.2013
www.ajoni.net
https://www.facebook.com/arsimjonuziofficial