Një grup shkencëtarësh dhe studiuesish do të mblidhen për të krijuar kompjuterin më të shpejtë në botë.
Projekti nis të hënën në një konferencë në Zvicër, dhe do të quhet “Projekti i Trurit të Njeriut”. Ky projekt do të përbëhet nga 135 institucione shkencore dhe entitete qeveritare.
Shuma e projektit është 1.6 dollarë. Sipas projektuesve, pritet që kompjuteri të jetë 1 mijë herë më i shpejtë, se sa kompjuterët më të shpejtë që ne përdorim.
Do të duhet një dekadë që ky projekt të përfundojë, pasi shkencëtarëve do t’u duhet të kuptojnë funksionet e trurit të njeriut, se si ne mësojmë, mendojmë, shohim dhe dëgjojmë.
Harduerët brenda kompjuterit arrijnë një shpejtësi prej një katrilion operacione për sekondë, prandaj shkencëtarëve do t’u duhet të kërkojnë forma të reja të memories.
Truri i njeriut përmban një numër neuronesh të krahasueshëm me numrin e yjeve në galaktikën e “Rrugës së Qumështit”.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Uellsi me 16 vjeçar kundër Maqedonisë
next article
Mjalti dhe hudhra – kombinimi mrekullues
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago