Pyetje:”Si e gjykoni agjërimin e ditës së Arafatit dhe cili është sevapi i këtij ibadeti?”
Prof. Dr. Muhamed Sejid Ahmed Mesir
Përgjigje:”Ndër ditët e specifikuara për agjërim nga profeti Muhamed a.s, është dhe dita e Arafatit, që është dita e nëntë e muajit Dhul Hixhe. Thotë Profeti a.s lidhur me agjërimin e kësaj dite:”Për atë që agjëron këtë ditë, mendoj se Zoti i fshin gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen. Sakaq, ai që agjëron ditën e Ashurasë, i fshihen gjynahet e vitit të kaluar.”
Këtu, flitet për gjynahet e vogla, pasi gjynahet e mëdha, kërkojnë pendim. Ndërkohë që gjynahet që lidhen me njerëzit e tjerë, duhet kërkuar falje prej tyre që të falen.
Është e pëlqyeshme që dita e Arafatit të agjërohet për johaxhilerët, me qëllim që të gjithë myslimanët të manifestojnë nevojën e tyre për Zotin dhe të qëndrojnë tek porta e Tij e shpresës, dikush me haxh e dikush me agjërim.
Sakaq, është mirë që haxhilerët të mos e agjërojnë këtë ditë, pasi kështu i përshtatet dhe ritualeve që kryhen në vendet e bekuara. Transmeton Umu Fadl, se dia njerëz debatuan nëse Profeti a.s e agjëronte atë ditë apo jo. Unë i dërgova Profetit a.s një tas me qumësht teksa qëndronte hipur mbi deve dhe ai e piu.”
Dita e Arafatit është një nga dhjetë ditët e shenjta të Dhul Hixhes, ku është mirë të shtohen veprat e mira. Thotë profeti Muhamed a.s:”Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura tek Zoti, sesa veprat që bëhen në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes.” Dikush e pyeti:”As dikush që shkon në xhihad o i dërguar i Allahut?!” Profeti a.s tha:”Përveç atij që shkon në xhihad bashkë me pasurinë dhe nuk kthehet që andej as vetë dhe as pasuria.”
Zoti e di më mirë!
EDITOR
11 years ago
previous article
Vlerat e ditës së Arafatit dhe pranimi i lutjeve
next article
Haxhilerët vërshojnë drejt Mina-së
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago