Mëngjesin e ditës së Arafatit, ndërkohë që të gjithë haxhilerët janë nisur nga Minaja për në Arafat, në Qabe zhvillohet një traditë tjetër e përvitshme, ajo e ndërrimit të mbulesës së Qabes.
Autoritetet saudite e ndërrojnë çdo vit mbulesën e Qabes, një traditë e lashtë kjo, e cila shtrihet gjer në periudhën para islame, tregues i rëndësisë që arabët i kushtonin Qabes.
Ditën e nëntë të muajit Dhul Hixhe, godina e Qabes zhvishet nga mbulesa e mëparshme dhe vishet me mbulesën e re, e punuar nga artistë dhe profesionistë.
Në fabrikën ku prodhohet mbulesa e Qabes, punojnë 240 punëtorë dhe administratorë. Fabrika është e pajisur me makineritë dhe mjetet më moderne të prodhimit të pëlhurës, ngjyrosjes, qepjes dhe qëndisjes.
Mbi mbulesën e Qabes qëndisen vargje nga Kurani, emra dhe cilësi të Zotit, fjala “La ilahe il-lallah” “Subhanallah” “Elhamdulilah” etj… /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
4-vjeçarja gëzon një jetime për festën e Bajramit
next article
Kurban Bajrami
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago