Renditja e sotme e FIFA-s ka përcaktuar zyrtarisht edhe skuadrat që do të jenë koka grupesh në shortin e Botërorit 2014, që do të hidhet më 6 dhjetor.
Kështu, përveç Brazilit që e siguron këtë të drejtë si vend organizator, në vazon e parë do të jenë edhe Spanja, Gjermania, Argjentina, Kolumbia, Belgjika, Zvicra dhe njëra mes Holandës dhe Uruguait. Gjithçka do të varet nga rezultati i uruguaianëve në playoff-in ndërkontinental kundër Jordanisë: nëse kualifikohen, ata do të jenë automatikisht kokë grupi; nëse jo, ky pozicion do t’u takojë holandezëve.
Mbetet jashtë Italia, që për fare pak e humbet pozitën ndaj Holandës pas barazimit 2-2 kundër Armenisë në ndeshjen e fundit eliminatore.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
“Adem Jashari” gati, ka edhe dhomën e lutjeve
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago