F T E S Ë
Për pjesëmarrje në HAPJEN e Panairit të librit “Tetova 2013”, më 21 Tetor 2013 (e hënë), me fillim në ora 16:00
Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 21 deri 25 tetor 2013, organizon Panairin e librit “Tetova 2013”.
Është ky panairi i dymbëdhjetë me radhë i librit shqip i cili organizohet në qytetin e Tetovës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Panairi i sivjetmë i librit mbahet në Qendrën e Kulturës në Tetovë.
Me këtë rast, Shoqata e Botuesve Shqiptarë u bën thirrje të gjitha mediave elektronike dhe atyre të shtypit, që të marrin pjesë në hapjen e këtij Panairi dhe ta shënojnë këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.
Duke ju falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme mediale që ua keni bërë panaireve të deritanishme të organizuara nga SHBSH,
Ju mirëpresim edhe kësaj radhe!