Pas haxhit, ndalesa e fundit është në Medine, në vendprehjen e profetit, që stolis xhaminë e tij, Mesxhidu en Nebeui me kubenë e gjelbër. Vendi ku prehet i dërguari i Zotit është pranuar si më i nderuari në çdo anë e kënd botës, duke përfshire Qaben, qiejt dhe arshin.[1]
Krenaria e Njerëzimit, më i madhi i proetëve thotë: “Kushdo që më viziton mua pasi të jem ndarë nga jeta është si të më ketë vizituar duke qenë në jetë”.Më tej në hadithe të tjera profeti thotë se ai që e viziton atë bëhet fqinji i tij dhe ai do të ndërhyjë për të në ditën e gjykimit.E kush nuk do të donte ta vizitonte të profetin e njerëzimit, e kush nuk do të donte të ishte fqinji i tij, e kush nuk do ta donte ndërmjetësimin e tij.
Falja e një namazi në xhaminë e profetit përveç, Mesxhidu el Haram (Qabja), është më e mirë së një mijë namaze të falura në xhamitë e tjera. Gjatë kësaj vizite nga shpirti i besimtarit buron vetëm dashuri për krijuesin dhe profetin një ashk përvëlues dhe një mall i madh për takimin e shumëpritur për takimin e madh në xhenetet e larta.
Vendi mes minberit të xhamisë së profetit dhe varrit të tij është quajtur si një ndër lulishtet e xhenetit (Rauda).Rauda është e vetmja ndërtesë që na bën të ndiejmë shpirtin e qenies sonë në botë, një copëz e “shkëputur” prej parajsës..
Brenda nesh lindin emocione të tilla të shenjta, saqë kur mendojmë për të, kur flasim për të, sikur të shpjegonim një moment perëndimi që e kemi njohur në gjithë dëlirësinë e tij, druhemi e dridhemi se mos biem në gabimin qoftë edhe më të vogël.
Rauda është një kopsht parajse. Ajo ka shumë dyer me e njohura ndër të cilat është “Porta e Paqes”, dera e hapur për zemrat e djegura nga malli drejt shpirtit të zotërisë së saj. Ata që hyjnë në këtë derë duke përshëndetur, përjetojnë një ndjesi e gjendje shpirtërore sikur dy hapa më tutje do t’i presë zotëria i zemrave, profeti i Dashur. Ata hynë aty me dinjitetin, seriozitetin dhe fisnikërinë e të gjendurit në praninë e profetit, mes radhëve të burrave me zemrat e dashuruara me të vetmin Zot, që falen, luten e përcjellin selame e përshëndetje, mbushur me dashuri hyjnore. Dhjetëra shpirtra të dashuruar përpiqen plot emocion dhe shpresë për t’u afruar atje, atij vendi të bekuar. Kjo dritë e gjelbër i përcjell secilit ndjesinë e të gjendurit përballë portës së një bote tjetër. Këtu mendimet ndalen, shpirtrat hyjnë nën ndikimin e ndjenjave dhe të gjitha zemrat i pushton dëshira për të mbërritur më të dashurin. Këtu , ëndrrat e fshehta që çelin brenda njeriut, një nga një porsi lule, e bëjnë njeriun thuajse të shijojë ëndjet e kopshteve të parajsës, këndelljet dhe paqen e amshimit.
Perdja me tylin e hollë të botës së padukshme shpohet e përshkohet nga thelbi i njeriut, bashkë me të vërtetën e gjithçkaje del në shesh. Për këtë arsye, gjithësecili e ndien veten si të njësuar me botën e përtejme dhe e gjen veten në këndellje firdeusore. “Ne kurdoherë e ndiejmë veten në Qabe në brezin e adhurimit, në Rauda, në brezin e dashurisë e të përmallimit. në të parën mundohemi ti përgjigjemi me vetëdije të fshehtës së nënshtrimit ndërsa në të dytën e përqafojmë atë me sinqeritet e besë.”[2]
Këtu, muret kolonat dhe kubetë që duket sikur janë stolisur me spiralet e dashurisë, madje dyshemetë, qilimat, thuajse të gjitha sendet, sjellin ndërmend në brendinë e tyre lule plot naze të kaltra, të gjelbërta, të verdha, të çdo ngjyre dhe ngjajnë sikur janë çelur në përjetim të thellësive më të mëdha të bukurive….
EDITOR
11 years ago
previous article
Arlind Rushiti, shqiptari tjetër që Zvicra e dëshiron
next article
Racizmi izraelit ndaj emigranteve (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago