Abdullah Azami, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte i njohur për filozofinë e tij që kishte në progresin dhe avancimin e lëvizjeve islame në aspektin e fushëbetejave, e po ashtu ishte i njohur edhe për trimërinë dhe luftën e tij që kishte bërë ndaj ish bashkimit të sovjetik.
Abdullah Azami, Allahu xh.sh e mëshiroftë, u lind në Xhenin të Palestinës. U rritë dhe u edukua në një familje të qytetëruar dhe me një edukatë të thukët islame. Ndërsa mësime e tij të para i kishte marrë nga i ati i tij, e pastaj kishte filluar shkollimin fillor në fshat ndërsa të mesmin e përfundon me sukses të shkëlqyer dhe si nxënësi më i dalluar në vitin 1959.
Si fëmijë shkonte që të merrte mësim tek Shefik Esadi, i cili ishte një prej edukuesve dhe thirrësve të Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman andaj edhe kishte arritur që, me sjelljen dhe edukatë e tij, të linte gjurmë tek të rinjtë të cilët i mësonte andaj edhe Abdullah Azami, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte njëri prej të parëve në mesin e të rinjve. Ndërsa pas përfundimit të shkollimit ai ishte njëri prej organizatorëve dhe thirrësve më të mëdhenj të krahinës së Xheninit në Palestinë. Abdullah Azami, Allahu xh.sh e mëshiroftë, më së shumti ishte ndikuar nga librat e Hasan El-Benas, Seid Kutbit, Muhamed El-Bena, Abd El-Kadir Audeh etj.
Abdullah Azami, Allahu xh.sh e mëshiroftë, mësimet e tij i vazhdoj në Universitetin e Damaskut, në fakultetin e Sheriatit dhe nga aty u diplomua në vitin 1966 dhe po ashtu kishte pas rast që të takohet dhe të shoqërohet me një numër të madh të dijetarëve të Shamit të asaj kohe.
Ndërhyrja e sionistëve në Rripin e Gazës në vitin 1967 ishte arsye për shpërnguljen e tij në Jordani, por kjo shpërngulje ishte njëkohësisht edhe shkak për fillimin e veprimit dhe të tajmit te të rinjve që të jenë në gjendje që të ballafaqohen me armikun sionist që kishte filluar të pushtonte tokat e tyre palestineze.
Në vitin 1969 kishte arritur që të përfundonte studimet e magjistraturës në Universitetin e Az’harit, në fakultetin e Sheriatit, në drejtimin e Bazave të Fesë. Gjatë kësaj kohe kishte marrë pjesë edhe në disa aksione të armatosura që ishin ndërmarrë ndaj pushtuesit sionistë.
Në vitin 1971 i filloj studimet për doktorant dhe i përfundoj në vitin 1973, ndërsa gjatë kësaj kohe edhe për kundër shumë peripecive dhe shumë vështirësive ishte marrë me ndihmën e familjarëve te të burgosurve politik të Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman.
Pas kthimit të tij kishte filluar të punonte si zëdhënës për informim pranë Ministrisë së Vakëfit në Jordani e më vonë për shtatë vite me radhë punoj si profesor në Universitetin e Jordanisë në Fakultetin e Sheriatit, prej 1972-1980. Ishte shumë i përkushtuar ndaj punës së tij dhe me këtë zell kishte arritur që të zgjonte një kureshtje të madhe tek të rinjtë dhe kjo kishte bërë që shumë të rinj prej jashtë universitetit të vinin dhe të prezantonin në orët e tij mësimore.
Abdullah Azami, Allahu xh.sh e mëshiroftë, në vitin 1981 udhëton për të punuar si mësimdhënës në Universitetin Mbreti Abdulaziz në Xhine të Arabisë Saudite ndërsa më vonë udhëton për në Pakistan në mënyrë që të ishte sa më afër luftës së shenjtë dhe pas takimit të tij me luftëtarët e thotë edhe thënien e tij të njohur:’’ Tanimë e gjeta atë që po e kërkoja për vite me radhë ‘’.
Në këtë kohe kishte arritur që të hapte pesë spitale që kryesisht merreshin me shërimin e luftëtarëve të plagosur, po ashtu merrej me edukimin dhe trajnimin e luftëtarëve, kishte arritur që të hapte shumë shkolla private që merreshin me mësimin dhe nxënien përmendësh të Kuranit, po ashtu një kujdes të veçantë ua kushtonte familjarëve të dëshmorëve.
Abdullah Azami, Allahu xh.sh e mëshiroftë, pas veti ka lënë po ashtu edhe mbi 20 vepra autoriale dhe një numër të konsideruar të ligjëratave audio.
Me 24. 11. 1989 derisa ishte duke shkuar me dy djemtë e tij, Muhamedin 25 vjeç dhe Ibrahimin 15 vjeç, për të falur namazin e xhumasë i ishte eksploduar vetura dhe kishin humbur jetën që të tre.
Përgatiti: Artan Musliu
EDITOR
11 years ago
previous article
Edhe 141 punësime të reja në Sekretariatin për implementimin e MO-së
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
15 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
15 hours ago