Portieri Rogerio Ceni mund të konsiderohet si një specialist i faulleve. Portieri brazilian ka arritur të shënojë një gol të bukur për Sao Paolon, duke e harkuar topin në mënyrë perfekte, që të kalonte fiks anash ‘murit të gjallë’ dhe fare pranë shtyllës.
Ceni shquhet për golat e tij, përkundër faktit se është vetëm një portier. Përpos faulleve, Ceni gjuan kohë pas kohe edhe penalltitë. Me golin e shënuar ndaj ekipit Guaran, ai e realizoi golin numër 109 në karrierë. /Fish Media/