Kryeministri i Turqisë gjatë fjalimit të tij në Prizren nuk i ka haruar shqiptarët e Maqedonisë. “Sot i përshëndes dhe ua përcjellë nderimet e mia të gjithë shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, goranëve, egjiptianëve dhe romëve, pra të gjithë shtetasve kosovar. Por, gjithashtu i përshëndes nga zemra shqiptarët që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Maqedonia”, ka thënë kryeministri i Turqisë gjatë vizitës së tij në Prizren.
Ai ka thënë se këtë përshëndetje e e bën në emër të gjithë popullit të Turqisë.
“Unë, bashkëshortja ime, vajza, ministrat dhe të gjithë biznesmenët që më kanë shoqëruar sot jemi ndjerë si në shtëpinë tonë”. Kosova është njëjtë sikurse shtëpia e jonë e dytë.