Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka dënuar deklaratën e kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan i cili dje në Kosovë deklaroi se “Kosova është Turqi, e Turqia Kosovë”. Sipas një njoftimi për media të MPJ serbe, deklaratat e tilla nuk janë miqësore.
“Në Republikën e Serbisë deklarata të tilla nuk munden assesi të pranohen si miqësore. Devijojnë nga konfirmimet që i kemi në kontakt me zyrtarët më të lartë turq”, thuhet në njoftim.
Në këtë njoftim që përdorët gjuhë e urrejtjes Prizreni quhet si “Dushanov grad” (Qyteti i Dushanit), transmeton Orainfo.
“Qyteti i Dushanit sigurisht është vendi më i papërshtatshëm për deklarata të tilla. Secili në botë e di që Kosova është fjala serbe dhe territor serb, bile edhe për ata që e kanë pranuar një kuazi-shtet”, thuhet në njoftim.
EDITOR
11 years ago
previous article
Ja se si masonët tallet me sixhadetë (Foto)
next article
Liga më e korruptuar në botë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago