Ndërtimi i bibliotekës në Kampusin e Universitetit të Sarajevës, do të fillojë në mesin e vitit 2013

Ky lajm është bërë i ditur dje pas takimit në mes koordinatorit kryesor të projektit, Dr Faruk Çaklovic dhe Ministrit për arsim të lartë të Arabisë Saudite Khaled M. al-Ankary.
Biblioteka Universitare do të jetë njëra nga bibliotekat më të pajisura dhe më modernet në rajon, ndërsa vlera e saj është vlerësuar në 17.5 milion euro (35 milion marka), gjë që paraqet grantin më të madh të këtij lloji deri më sot.
Projekti i Bibliotekës së ardhshme Universitare bazohet në master planin e kampusit të ri të Universitetit të Sarajevës nga viti 2001. Lokacioni i kampusit është ish kazerma nga periudha e sundimit osman në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila gjendet mu në buzë të pjesës historike të qytetit të Sarajevës nga periudha austro-hungareze.