Fotoja e këtij lajmi, është marrë në një rajon të Turqisë. Ajo përshkruan një traditë të lashtë myslimane, e cila u ka rezistuar shekujve. Myslimanët turq, janë ngjitur në disa male të mbuluar me borë dhe derdhin drith për shpendët që jetojnë në male, që të mos ngordhin urie.
Personi i parë që e urdhëroi këtë akt, ishte kalifi Umer ibnu Abdul Aziz, i cili, pasi siguroi mirëqenien e qytetarëve të kalifatit islam, kërkoi që bereqeti të derdhej maleve që të ushqehen zogjtë dhe shpendët. Fjalët e tij ishin:”Derdheni bereqetin e myslimanëve nëpër male, që të ushqehen shpendët, me qëllim që të mos ketë as shpendë të uritur në territoret myslimane!” /ardhmeriaonline/