“Ne jemi brezi i revolucionit” është një faqe siriane, e cila u ka dërguar vendeve evropiane një letër në katër gjuhë, arabisht, anglisht, italisht dhe spanjisht. Letra mban titullin:”U jepni pak hapësirë qiellore”
“Sirianët që mbërrijnë në brigjet tuaja, nuk i largohen luftës civile në vendin e tyre, por i largohen dhunës, vrasjes dhe gjakderdhjes që po shkakton diktatori i cili vazhdon të qëndrojë në fronin e Damaskut. Ne e refuzojmë cilësinë e refugjatëve të luftës civile, urisë apo papunësisë. Ne jemi refugjatë të përkohshëm, që po ikim nga vdekja.”
Deti po u sjell “dhurata” që nuk janë si dhuratat e tjera; njerëz të rraskapitur dhe të mbytur… fëmijë të vegjël të cilët kanë dëshirë të fluturojnë siç fluturojnë pulëbardhat… u jepni atyre pak hapësirë qiellore, pasi janë arratisur nga kafazet e hekurt. Mos u frikësoni nëse shihni një sirian në brigjet tuaja, ai ka një zemër të madhe dhe ëndrra shumë të mëdha. Miqtë tanë evropianë… italianë të dashur… tregoni pak dashamirësi për sirianët.
Mos u frikësoni nga fytyrat e tyre të topitura, pasi i ka bërë lodhja dhe frika të tilla. Mos u frikësoni nga rrobat e tyre të grisura, nga flokët e shpupuritura… diktatori Esed u ka rrëmbyer gjithçka.
Evropianë të dashur… mos i dëgjoni zërat e zinj… ata nuk janë pushtues, por janë refugjatë… ata janë dhurata e detit.
Ne jemi njerëz që kërkuan lirinë nëpërmjet demonstratave, por luani (Esed) dërgoi sorrat e tij të zeza, artilerinë dhe bombat për të na ndaluar. Në këtë letër, donim ti shprehim botës indinjatën tonë dhe ti themi se jemi njerëz të thjeshtë, duam që fëmijët tanë të jetojnë si gjithë të tjerët.” /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
Debati mbi martesat gay dhe realiteti
next article
Nxënëset krenare që bartin shami në shkollë (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago