Në një sondazh të kryer nga studentë të Universitetit të Evropës-Jiglundore në Tetovë rezulton se 42% e përdoruesve të internetin në Maqedoni kanë kryer blerje online.
Nga sondazhi gjithashtu kuptohet që përdoruesit e internetit akoma i qëndrojnë besnik blerjes tradicionale in-store, dhe pavarësisht nëse çmimi i produktit do kishte vlerën e njejtë si në internet ashtu dhe në shitore, 83% prej tyre përsëri nuk do kishin zgjedhur internetin si opcion për blerje.
Në pyetjen se çfarë blejnë në internet, të anketuarit janë shprehur se në internet preferojnë më së shumti të blejnë paisjet elektronike.
Ajo që bie në sy është fakti se besimi dhe siguria përbëjnë një element shumë të rëndësishëm gjatë blerjes online, pavarësisht që ata që kanë blerë ndonjëherë online, tashmë i besojnë kësaj mënyre të blerjes.
Sondazhi është realizuar nga studentët Shkurte Luma dhe Sebajdin Ademi nën mbikqyrjen e Prof. Dr. Bejtim Çiços. /albeu.com/