Arabia Saudite ka informuar zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, se refuzon të marrë vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë.
Konfirmimi u bë përmes një letre që Ministri i Jashtëm i Iranit, Al-Moualimi dërgoi për Ban Ki-Mun.
Tashmë një tjetër vend, Jordania, e ka të hapur rrugën për të zënë vendin tradicional arab në trupën e OKB-së.
Ministria e Informacionit të Jordanisë tha se vendi i tij është etur për të marrë vendin në Këshillin e Sigurisë.
Arabia Saudite  tronditi botën diplomatike kur njoftoi në mënyrë informale refuzimin vendin në KS, akti ky i pa precedent më parë.
Arabia Saudite akuzoi KS-në se  dështoi në zgjidhjen e konfliktit sirian dhe në bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.