Dr Muhamed Amare
Një ndër iluzionet e fiksuar tek një shtresë e të rinjve, të cilët në fakt nuk e njohin historinë islame, është edhe lidhja historike që bëjnë mes shiizmit dhe revolucionit dhe rezistencës ndaj diktatorëve, se sunitët kanë qenë të nënshtruar dhe më pak rezistentë sesa shiitët, përgjatë gjithë historisë islame!!!
Këtë deklaratë të vrerosur që e bëjnë persona të painformuar dhe të paditur, është një nga iluzionet e cila bie ndesh me të vërtetat e forta me të cilat gëlon historia islame.
Myslimanët e parë, brenda tetëdhjetë viteve morën territore më shumë sesa kishin marrë romakët për tetë shekuj. Ata triumfuan ndaj perandorive të mëdha të cilat e kishin kolonizuar Lindjen, e kishin shtypur dhe dhunuar si kulturalisht dhe fetarisht, ashtu dhe në aspektin gjuhësor dhe civilizues, për më shumë se dhjetë shekuj, që nga Aleksandri i madh 356-324 p.e.s, e deri tek Herakliu 610-641 e.s.
Falë këtij triumfi kaq të madh, myslimanët e kishin rrugën të hapur tashmë për përhapjen e islamit nga Afrika Veriore në perëndim, e gjer në Kinë në Lindje, nga lumi Volga në Veri e gjer në jug, në vijën e ekuatorit.
Të gjithë këta triumfatorë dhe çlirues, ishin nga brezi i kalifëve dhe sahabëve të nderuar, të cilët hyjnë tek sunitët. Ata ishin themeluesit e parë të civilizimit slam, i cili ndriçoi mbarë botën.
Sakaq shiat, me përjashtim të zejdive, e privuan veten e tyre nga i gjithë ky kontribut historik i lavdishëm dhe kjo, që në çastin kur e gjykuan brezin e lavdishëm të sahabëve për kufër (mosbesim) dhe braktisje të islamit. Madje, ia kanë bërë detyrë vetes që ti mallkojnë dhe të distancohen prej tyre, Zoti na ruajt.
Prandaj dhe duhet ditur se këto zgjerime territoresh dhe këto fitore të lavdishme, të cilat u bënë shkak që popujt tanë të përqafojnë islamin, janë një kredit i historisë suite. Ata ishin heronjtë e vërtetë të historisë islame, të cilët çliruan tokat dhe ndërgjegjen njerëzore, por që për fat të keq, efekti dhe ndikimi i tyre është fshirë tek historia e shiitëve.
Omer ibnul Hattab (584-744) është ai që hodhi themelet e shtetit islam, ai udhëhoqi fitoret legjendare të cilat i dhanë fund perandorive perse dhe të bizantit. Pas caktimit të Zotit dhe ndihmës së Tij, ishte kontributi i këtij kolosi në përhapjen e islamit anembanë. Në të kundërt, shiat e sotëm do të adhuronin akoma zjarrin që adhuronin gjyshërit e tyre mexhusë. Omer ibnul Hattab, në doktrinën sunite, është ai që ndau të mirën nga e keqja, është i frymëzuari siç e pati etiketuar vetë profeti Muhamed a.s, një nga kolosët e islamit. Sakaq, në doktrinën shiite, ai është qafir, felëshues, dobiç dhe bir i shejtanit. Aq shumë është e ngulitur urrejtja ndaj këtij heroi, saqë në Iran i është ngritur një tyrbe vrasësit të hazreti Omerit, persit Ebu Lulue Mexhusij, tyrbe e cila vizitohet nga shiat çdo vit.
A s’më thoni; Ku është lavdia historike e tyre? Ku është varfëria, mjerimi dhe boshllëku? Mos është në historinë e sunitëve, apo në historinë e shitëve të cilët e privuan veten nga pjesa më e lavdishme e historisë islame!
Kjo ishte një, vetëm një nga të vërtetat të cilat të rinjtë tanë, të cilëve u hidhet hi syve, duhet ti dinë dhe të ndërgjegjësohen për të. Ata duhet ta njohin trashëgiminë historike të sunitëve, e cila në fakt, është trashëgimia e islamit dhe civilizimit islam. Kurse ata që i nxjerrin nga feja shumicën e sahabëve dhe i mallkojnë ata, janë të varfër në histori.. të varfër në lavdi dhe të varfër në gjithçka tjetër me të cilën krenohen myslimanët. Veçse nëse reflektojnë dhe e rishikojnë edhe një herë trashëgiminë e tyre të mjerë dhe armiqësore ndaj historisë më të bukur dhe më madhështore të islamit dhe të myslimanëve.
EDITOR
11 years ago
previous article
Doni të kaloni 5 ditë në hapësirë? Ja hoteli që po planifikon Rusia
next article