Në një analizë të bërë për punën 27 vjeçare të Adriano Gallianit në Milan, është publikuar edhe një listë të transfereve të dështuara dhe ato që janë treguar efektive që nga viti 1986, kur Galliani u emerua zëvendespresident në klubin e Milanit.
Nga lista e publikuar, transferimet e bëra në Milan brenda 27 viteve, bien në sy shumë emra të njohur në futbollit botëror, të cilët veshën fanellen e Milanin ndërvite e të cilët po cilësohen si supertransfere e që janë merita të Gallianit siç janë: Donadoni, Massaro, Ancelotti, Gullit, Van Basten, Albertini, Costacurta, Rijkaard, Boban, Lentini, Papin, Savicevic, Desailly, Baggio, Weah, Leonardo, Bierhoff, Gattuso, Serginho, Shevchenko, Dida, Inzaghi, Pirlo, Rui Costa, Nesta, Seedorf, Cafù, Kakà, Crespo, Stam, Ronaldo, Ronaldinho, Thiago Silva, Beckham, Ibrahimovic, El Shaarawy, Balotelli.
Në listën e bërë publike janë edhe disa emra që patën avanturë të shkurtër në Milan, ku pas transferimit në skuadra tjera lanë gjurmë në futbollit botëror si: Vieira, Davids, Dugarry, Reizinger, Andersson, Ba, Bogarde, Kluivert, Ziege, Taibi, Lehmann, N’Gotty, Rivaldo, Amoroso, Gilardino, Vieri, Gourcuff, Ricardo Oliveira, Emerson, Pato.
Sipas ngjarjeve të fundit në “Milanello”, shumë shpejtë mund të ndodh që postin e Adriano Gallianit ta marrë e bija e presidentit të clubit, Barbara Berlusconi.
EDITOR
11 years ago
previous article
Fitoi Shqipëria, fituan shqiptarët
next article
Të krijosh me duar një rrugë mes shkëmbit… (Foto)
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
19 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
19 hours ago