Mediat botërore kanë pasqyruar menjëherë vendimin e qeverisë shqiptare për mos pranimin e armëve skimike siriane në Shqipëri, raporton Portali Albeu.com.
E para që ka publikuar lajmin ka qenë agjencia botërore e lajmeve Associated Press e cila e ka njoftuar vendimin e qeverisë shqiptare me titullin “Albania rejects request to destroy Syrian weapons -Shqipëria hedh poshtë kërkesën për të shkatërruar armët siriane“.
I ngjashëm ka qenë edhe titulli i agjencisë Reuters, duke e titulluar lajmin “Albania shuns Syria chemical weapons – Shqipëria i shmanget armëve kimike siriane“.
Të gjitha mediat e huaja kanë vlerësuar se protestat popullore kanë vendimtare në vendimin e qeverisë Rama.
Portali Albeu ka përmbledhur në fotogalerinë e mësipërme, reagimet në disa nga mediat më të njohura botërore. /albeu.com/

Reuters /
Albania will not host destruction of Syrian chemical weapons: PM (Kryeministi: Shqipëria nuk do të pranojë shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e saj)
Associated Press / Albania rejects request to destroy Syrian weapons (Shqipëria hedh poshtë kërkesën për të shkatërruar armët siriane)
BBC / Albania shuns Syria chemical weapons (Shqipëria i shmanget armëve kimike siriane)
FOX NEWS /
Albania rejects request to destroy Syrian chemical weapons (Shqipëria hedh poshtë kërkesën për të shkatërruar armët kimike siriane)
Today’s Zaman
Corriere della Sera / L’Albania dice no alla distruzione delle armi siriane (Shqipëria refuzon të shkatërrojë armët siriane)