Në Universitetin Shtetëror të Tetovës sot u lëshua në përdorim laboratori i cili është i 51-të me rradhë nga projekti i Qeverisë për hapjen e labroatorëve për veprimtari shkencore-kërkimore. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski theksoi se bëhet fjalë për një objekt tërësisht të ri dhe tërësisht me kushte bashkëkohore.
Laboratori për kimi organike dhe biokimi, bashkime hetrociklike dhe prodhime natyrore do të përdoret nga studentët, respektivisht mësimin e tyre praktik dhe përvojën që duhet të marrin e cila është e domosdoshme gjatë arsimimit të tyre.

Në USHT lëshohet në përdorim laboratori kimik

Në USHT lëshohet në përdorim laboratori kimik

Tani laboratori do të përdoret kryesisht nga studentët e shkencave natyroe dhe shkencave natyrore-matematikore në USHT dhe me hapjen e tij ky Universitet bëhet një nga institucionet kryesorë në sferën e kimisë organike dhe biokimisë.
Në këtë eveniment ishin të pranishëm, zëvendësministri i Arsimit dhe shkencës Safet Neziri, rektiri i USHT-së Vullnet Ameti dhe kryeministri Nikolla Gruevsi të cilët i panë mjediset e laboratorit dhe kushtet e tjera të këtij objekti të Universitetit.

Në USHT lëshohet në përdorim laboratori kimik