Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), përuroi hapësirat e reja në Shkup.
Objekti Ura si simbolike në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, që bashkon komunat Qendër dhe Çair, prej sot edhe zyrtarisht është Universiteti i Evropës Juglindore.
Në UEJL në Shkup ka rreth 90 student në më shumë se 20 programe studimore, ndërsa së shpejti do të fillojnë edhe studimet e doktoraturës, tha rektori i UEJL-së Zamir Dika.
Për rëndësinë e UEJL-së foli edhe zëvendësministri për arsim dhe shkencë, Safet Neziri.
‘Shënohet kështu edhe një sukses i rëndësishëm i UEJL-së, universitet ky me histori dhe renome të veçantë. Simbolika e këtij objekti ka një domethënie të madhe, ‘Ura’ gjithmonë urë lidh dy anë, kjo urë i bashkon Komunën Qendër dhe Çairit, dy bashkësitë e mëdha etnike që jetojnë në Shkup. Ndoshta kjo ka qenë edhe rastësi por sjell një mesazh të fortë, bashkim kulturash, traditash dhe etnitetesh’ thekson Neziri.
Hapjen e objektit e përshëndeti edhe numri një i Qendrës Andrej Zhernovski.
‘Unë asnjëherë nuk e kam ndarë Shkupin në ana e majtë dhe e djathtë, dhe pikërisht përurimi i sotëm, objekti i UEJL-së, dëshmon këtë, dhe të gjitha paragjykimet i mbesin të kaluarës’ tha Zhernovski.
‘Me hapjen e UEJL-së në hyrje të pjesës së vjetër të kryeqytetit, Çarshia e Vjetër bëhet me katër Universitete për rreth’, tha njeriu i parë i Komunës Çair, Izet Mexhiti./Portalb