Së paku 17 njerëz raportohen të vdekur pas ciklonit `Kleopatra`, i cili u shoqërua me përmbytje, në ishullin italian të Sardenjas.
Dhjetëra persona besohet të jenë zhdukur, pasi lumi doli nga shtrati, duke marrë me vete automjetet dhe duke shembur urat.
13 persona kanë humbur jetën e tyre në krahinën e Olbia, dy në krahinën Nuoro dhe një në atë të Oristanos.
Një nënë dhe vajza e saj u gjetën të vdekura në makinën e tyre, pasi ishin rrëmbyer nga përmbytjet.
Gjendja më problematike paraqitet në zonën veriperëndimore të Olbias. Me mijëra njerëz në ishullin e Sardenjas janë evakuar duke braktisur shtëpitë e tyre.
Xhorxho Cicalo, zyrtar për mbrojtjen civile në Sardenjë, u shpreh për “Rai TV”, se: “Jemi në gjendjen e gatishmërisë maksimale. Nuk jemi përballur me një situatë kaq ekstreme për dekada.”
Ndërkohë kryeministri Enriko Leta mblodhi urgjentisht Këshillin e Ministrave për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Sardenjë.
Këshilli i Ministrave ka akorduar një shumë prej 20 milionë euro, për ndihmën e parë të emergjencës.
/Start/
[
EDITOR
11 years ago
previous article
Palestina përdori votën e parë në OKB
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago