Artisti i mirënjohur Maher Zain ka mbledhur rreth pesë milion dollar ndihmë për Sirinë, përmes koncerteve humanitare të organizuara nga organizata britanike Human Appeal, e cila vepron në Siri

“Jam shumë i lumtur që më është dhënë rasti të jam pjesë e kësaj”, tha për BBC në koncertin e organizuar në Londër, më 12 nëntor.

“Kam qenë shumë i lumtur, mezi prisja mundësinë që të shkoj në Siri, që të bindem vetë. E di se nuk kam parë më të keqën, por kam parë kampe të refugjatëve, shkolla, një vajzë dymbëdhjetë vjeçar pa këmbë … kam vizituar spitale, kam parë njerëz të plagosur. Kjo është diçka që të prek … diçka që të dhemb…”

Zain është një nga artistët që morën pjesë në mbledhjen e fondeve në Britaninë e Madhe.

Turneu “The Sounds of Light 2013”, është organizuar nga ‘Human Appeal’ britanik.

Në kuadër të këtij turneu janë mbajtur 12 koncerte humanitare në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, ku janë mbledhur rreth 5 milionë dollarë.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh… duam t’i tregojmë popullit sirian se ne jemi me ta. Kjo është ajo që ne bëjmë”, thotë Zain.

Para koncertit, Zain ka vizituar kampet e refugjatëve në Siri.

Bashkë me të, në turne morën pjesë edhe Raef e Harris J.

/igj/