Ekspertët ngrenë alarmin, fëmijët akoma janë pre e abuzimeve emocionale, fizike, seksuale dhe psikologjike.
Nevojitet ngritja e vetëdijes së të miturve për paraqitjen e rasteve nëpër institucionet relevante, porositi psikologu Lulzim Murtezani.
‘Njerëzit që i shkaktojnë këto abuzime janë njerëz me çregullime psikologjike, neurotik, psikopat, sociopat që nuk do të thotë se nuk janë intelegjent por mund të jenë edhe dhunes e pedofil, dhe në përgjithsi kemi të bëjmë me çregullime të moralit dhe karakterit qoftë prind, politikan, lider, anëtarë i familjes, dhe të ngjashme, individ të rrezikshëm’ tha Murtezani.
Avokati i Popullit Ixhet Memti, dëshmon se këtë vit është rritur numri i paraqitjes së rasteve të dhunës nga vetë fëmijët.
‘Institucioni i Avokatit të Popullit, vitin që po e lëmë pas ka pranuar rreth 3% ankesa që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, gjë që tregon ajo mbetet si në vitet paraprake. Në anën tjetër, gëzon fakti se këtë vit në AP janë evidentuar edhe ankesa jo të parashtruara më nga prindërit apo dikush tjetër, por nga vetë fëmijët direkt bile edhe ata të cilët ndjekin arsimin fillor. Kemi raste interesnate ku një fëmijë bën ankesë për të gjithë nxënësit pra për grup më të madh fëmijësh’ tha Memeti.
Për llojet e abuzimit më hollësisht sqaroi psikologu Lulzim Murtezani.
‘Abuzimi fizik është kur me qëllime të caktuara, u shkaktohet dëm apo lëndime në trup fëmijëve…shqelmosja, shuplaka, grushta, shkulja e flokëve dhe forma të tjera që lën edhe gjurmë trupore.
Abuzim emocional është ai i cili kur të riturit ose prindërit vazhdimisht emocioanlisht e ofendojnë, e turpërojnë, e nëncmojnë, pastaj nuk i ofrojnë dashuri apo ngrohtësi fëmijës së tyrë…Në rast se nuk i jepet fëmijës dashuria e duhur prindore, atëherë flasim për abuzim emocional.
Abuzimi seksual, kohëve të fundit dukuria e pedofilisë, është një dukuri mjaftë brengosëse në shoqërinë tonë. Me abuzim seksual do të thotë keqpërdorim të trupit të fëmijës dhe maltretim e dhunim të të miturve dhe këtu vijnë në shprehje sidomos keqpërdorimet me trupin dhe organet seksuale që nuk lejohen ndaj tyre.
Abuzimi psikologjik i përfshin në përgjithësi çdo lloj maltretimi dhe që reflektohet në shpirtin e tij, si traumatizimit, anashkalimit që lën pasoja psikologjike dhe nga vetë pasojat që lënë abuzimet marrin edhe emrat e tyre’ u shpreh Murtezani.
Republika e Maqedonisë në vitin 1993 e ratifikoi Konventën për të drejtat e fëmijës dhe me këtë obligohet të bëjë përpjekje për zbatim të suksesshëm të obligimeve nga e njëjta./Portalb
EDITOR
11 years ago
previous article
Ronaldo mund Ibrën; në Botëror edhe Franca, Kroacia e Greqia (Video)
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
6 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
6 hours ago