Botërori i vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Brazil, pritet të jetë një nga botërorët më të mirë deri me tani, pas kombëtaret më të mira tashmë janë kualifikuar.
Bëjmë përjashtim vetëm Uruguain e cila mund të mungojë në botëror vetëm në rast mrekullie, pasi në ndeshjen e parë ka mposhtur Jordanin 5-0, në këtë Kupë të Botës do të marrin pjesë kombëtaret që kanë fituar 18 herë këtë garë.
Me përjashtim të Zlatan Ibrahimovic-it dhe Gareth Bale, të gjithë lojtarët e tjerë të mëdhenj do të jenë pjesë e botërorit të ardhshëm.
Me Ronaldo-n, Messi-n, Iniesta-n, Casillas-in, Ribery-n, Rooney-n, Van Persie-n, Benzema-n, Sanchez-in, Suarez-in, Balotelli-n, Ozil-in dhe të tjerë, ku padyshim prite të jetë botërori më i mirë i mundshëm./lh/
Ekipet pjesëmarrëse:
Amerika e Jugut: Brazili, Argjentina, Kolumbia, Kili, Ekuador dhe Uruguaj *
CONCACAF: Kosta Rika, Shtetet e Bashkuara, Honduras dhe Meksikë
EVROPA: Gjermania, Belgjika, Bosnja, Spanja, Holanda, Anglia, Italia, Rusia, Zvicra, Kroacia , Greqia, Portugalia dhe Franca
AZIA: Australia, Korea e Jugut, Irani dhe Japonia
AFRIKA: Nigeria, Bregu i Fildishtë, Kameruni, Algjeria dhe Gana /KosovaLive/