Për të dytin vit radhazi një studiuese shqiptare merr çmimin ndërkombëtarnë fushën e kërkimeve mjekësore ngaEuropean Association of Nuclear Medicine, së fundmi për projektin e tomografisë dhe PET-it, si metoda diagnostikimi të sëmundjeve tumorale. Quhet Egesta Lopçi dhe ka mbaruar studimet në Bologna ku prej viteshështë e angazhuar në fushën kërkimore onkologjike në Itali pranëIstituto Clinico Humatinas. Gjatë kësaj periudhe ka botuar një sërë artikujshshkencorë dhe është bashkautore në mjaft libra të profilit.
Nuk është hera e parë që përpiqemi të evidentojmë vlera të panjohura të shqiptarëve në fushën e studimeve, të cilat kalojë krejtësisht pa vëmendjen e shtetit apo medias. Nuk ke si të mos krenohesh, por edhe (menjëherë) të mos trishtohesh kur mendon se shumë nga kolegëe e saj në Shqipëri nuk e lenë tjetrin të vdesë – kjo nuk është metaforë – pa e zhvatur deri në palcë. Keqardhje, në një farë mase, transmeton edhe pritja prej ngadhënjimtareje e shkodranes tjetër, Elhaida Dani – pa i mohuar asgjë vokalit të saj të jashtëzakonshëm dhe meritave të padiskutueshme, – nga institucionet më të larta shtetërore shqiptare, të cilat, fillimisht, duhej të investonin energji në fushën e kërkimit shkencor dhe të promovonin personat që shpëtojnë jetë njerëzish. Mesa duket shteti vlerëson ahengun më shumë se shkencën dhe mjekësinë, ndërsa englendisjen e njerëzve më shumë sesa shëndetin e tyre.
Egesta mishëron shembullin e suksesshëm të studentëve shqiptarë në Itali, megjithëse ky vend akoma nuk e ka vizionin e duhur për nevojën e investimit në fushën kërkimore, në mënyrë që të parandalohet largimi i trurit apo të joshet potenciali i huaj. Duke e lënë mënjanë Italinë në problemet e veta, Egesta, për më tepër, është shembulli i heshtur i një myslimaneje të devotshme, që, ndonëse e emigruar në një vend tradicionalisht katolik dhe me laicitet të konsoliduar, nuk e fsheh aspak besimin e saj, dhe ndërkohë, pavarësisht kësaj, ajo shpërblehet pa hezitim për përkushtimin kërkimor, gjë nuk ndodh në Shqipëri me bashkëfetaret e saj.
Është gati heroizëm, jo aq nga pikënisja prej krahasimit me identifikimet që shfaqin masivisht bashkëkombëset dhe homologet e Egestës nëpër Evropë, se sa nga leksionet evropianiste dhe laiciste me të cilat bashkëjetojmë rregullisht në trevat shqiptare. Myslimania me shami paraqitet këtu si karikaturë e regresit, e radikalizmit, e injorancës, e dhunës në familje, bashkëshortore ose prindërore – o Zot, një vend që ka prodhuar Kanunin ka edhe tagrin të denigrojë sisteme të tjera kulturore si maskiliste, – e nënshtrimit, e vegjetimin brenda mureve të shtëpisë dhe, në fund, e turpit kombëtar përballë Evropës.
Po, sepse Evropa është laike, – thuhet. Atëherë, logjikisht, do të duhej që Bologna, me gjithë universitetin e saj, mbase më të vjetrin në kontinent, të përjashtohej nga Evropa; që European Association of Nuclear Medicine të ishte shoqatë arabe, ndërsa çmimi Eckert & Ziegler të ishte një shpërblim për recitim Kurani. Duket qesharake, por të tilla janë pretendimet absurde që bazojnë praktikën fetare me injorancën dhe mosintegrimin kombëtar, e që në fund, haptazi, deklarojnë gjymtimin e lirive fetare duke u nisur nga paradigma se “na e kërkon Evropa”. Vështirë të kuptohet se cila Evropë, pasi “njëra” integron, toleron dhe madje vlerëson shprehësit e identifikimeve fetare, natyrisht, për atë çfarë ata mund të ofrojnë, ndërsa “tjetra” ndahet në imagjinare, e këtu hyjnë moralistët elitarë të laicizmit pervers shqiptar – ca servilë e ca patologjikë – dhe reale, e shprehur nga racizmi, homofobia, e fenomene të ngjashme që prodhojnë lëvizje ekstremiste dhe Breivik-ët e radhës.
Duke i kërkuar falje për ndotjen e këtij gëzimi me llumin e (një pjese të) intelektualizmit shqiptar dhe me pesimizmin e këtij vendi, pasi fatkeqësisht ai karakterizon realitetin në të cilin Egesta është lindur e rritur dhe ku modeli i saj paragjykohet e izolohet, gjithmonë me shpresën e mirëkuptimit, së fundmi duam të nënvizojmë admirimin ndaj saj për përkushtimin e gjithanshëm, sepse dinjiteti njerëzor – por edhe jeta e krenaria – mbijeton falë heronjve të përditshëm, prandaj i urojmë përzemërsisht suksese të mëtejshme./e-zani/