Pasi Egjipti ka shpallur dëbimin e amabasdorit turk, kryeminstri i Turqisë Erdogan përgjigjet duke ngritur dorën e tij me shenjën “Rabia”
Egjipti dëbon ambasadorin turk
Qeveria egjiptiane i ka kërkuar ambasadorit turk në Kajro që të lërë menjëherë vendin dhe ka zhvlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm egjiptian fajësoi ndërhyrjen e vazhdueshme të Turqisë në çështjet e brendshme të Egjiptit.
Përfaqësia diplomatike e Turqisë është ulur në nivelin e një zyre pune, njoftoi dikasteri diplomatik egjiptian në një komunikatë për shtyp. Ndërkohë, vetë Egjipti ka thirrur tashmë për kthim ambasadorin e tij në Ankara.
Turqia ka kritikuar rrëzimin nga pushteti të presidentit islamik Mohammed Morsi, veprim ky që ka bërë që vendi të bjerë në destabilitet që prej korrikut.
Mijëra anëtarë të Vllazërisë Myslimane janë burgosur përmes një ofensivë të autoriteteve, të cilat e kanë cilësuar si një operacion kundër terrorizmit.
Qindra persona janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë. Turqia ka qenë një kritike e fortë e rrëzimit të zotit Morsi dhe veprimeve të ushtrisë, duke i cilësuar ato si “një grusht i papranueshëm shteti”.
Vendimi i Kajros zyrtar për të dëbuar ambasadorin Huseyin Avni Botsali vjen një ditë pasi kryeministri turk Recep Tayip Erdogan bëri thirrje për lirimin e Morsit.
Duke folur të shtunën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Badr Abdelatty tha se Turqia është përpjekur të influencojë opinionin publik kundër interesave të Egjiptit, duke mbështetur organizatat që përpiqen të krijojnë destabilitet në vend.
Marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Turqisë janë përkeqësuar që prej muajit korrik. Dy vendet tërhoqën ambasadorët përkatës pas bastisjes së dhunshme të kampit të mbështetësve të Morist në gusht.
Turqia shpall ‘non grata’ ambasadorin egjiptian
Turqia ka shpallur person “non grata” ambasadorin egjiptian. Vendimi i Turqisë ka ardhur si pasojë e largimit të ambasadorit turk nga Egjipti.
Egjipti largoi sot ambasadorin turk nga Kajro duke ngrirë kështu marrëdhëniet midis dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Egjiptit fajësoi Turqinë për ndërhyrjen e vazhdueshme në punët e brendshme të Egjiptit, por ndërkohë edhe Egjipti ka tërhequr ambasadorin e tij nga Turqia.
Egjipti dëboi sot ambasadorin turk pas deklaratave të Kryeministrit turk Recep Tayip Erdogan ku dënohej represioni i islamikëve nga autoritetet e reja egjiptiane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit u shpreh se Turqia po përpiqet të ndikojë në opinionin publik kundër interesave egjiptiane. Gjithashtu, Turqia ka kritikuar përmbysjen e presidentit islamik Muhamed Morsi. Në Egjipt ka pasur trazira të shumta që kur presidenti Morsi u rrëzua në korrik, nga ku mbetën qindra të vrarë.