Katari ia dorëzoi ndërtesën e ambasadës siriane në Doha Koalicionit Kombëtar Sirian, grupi kryesor i Sirisë opozitare. Ngjarja u bë të ditur mbrëmë në një konferencë.
“Katari ka vendosur të na e dorëzojë ndërtesën e ambasadës siriane. Nizar el-Haraki do të jetë ambasador në Doha ” tha deklarata e Koalicionit Sirian.
“Katari ka vepruar më shpejt se të gjithë miqtë e koalicionit në Siri,” tha deklarata e Koalicionit. Ata gjithashtu folën për një varg të shteteve perëndimore dhe arabe, së bashku me Turqinë, të cilat mbështesin revoltën kundër presidentit sirian Bashar al-Asad.
“Flamuri i revolucionit do të ngrihet mbi ndërtesë,” shtoi deklarata e Koalicionit tw formuar nga Moaz Hatip, në kryeqytetin e Katarit më 11 nëntor.
Një ditë më vonë, Katari dhe vendet e tjera të Gjirit kanë njohur grupin si përfaqësues legjitim të popullit sirian.
Dhe një javë pas kësaj, Bashkimi Evropian pasoi duke njohur koalicionin.
Koalicioni në nëntor përzgjodhi ambasadorët në Paris dhe Londër, por as Britania e as Franca nuk i kanë dorëzuar ende ndërtesat e ambasadave.
/mesazhi/